10.6 C
Mitrovice
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img

Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave: Qeveria Kurti bllokoi fondet e komunave në Kosovë

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel, ne raportin e saj të fundit për Kosovën, kur flet për nivelin komunal, thekson se pushteti i Vetëvendosjes bllokoi komunat që udhëhiqen nga partitë e tjera.

Pretendime të tilla kishte alarmuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ndërkohë që ankesa të ngjashme ndaj Qeverisë Kurti, herë pas here kishin pasur edhe kryetarët e Komunave tjera.

“Në nivel lokal, ndërkohë, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet me rëndësi (Gjilani). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka mbajtur fonde nga qeveritë komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që synojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale, i financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili ishte në funksion që nga viti 2014.”, thuhet në raport.

TË FUNDIT

TË FUNDIT