Departamenti Amerikan i Shtetit ka cituar raportimet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), sipas të cilave kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë zhvilluar “disa herë fushata digjitale” për të “diskredituar” mediat dhe për t’i “njollosur” ato.
“AGK-ja ka raportuar se zyrtarë qeveritarë, përfshirë kryeministrin dhe pjesëtarë të partisë politike në pushtet janë përfshirë në fushata shpifjeje për të minuar besimin e publikut në media”, thuhet në raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2024.
Raporti thekson gjithashtu përdorimin “e imazheve të manipuluara (photoshop) në kërcënime ndaj gazetarëve dhe përhapjen e dezinformatave për të diskredituar mediumet”, të cilat i ka raportuar po ashtu AGK-ja./VOX