Politologu, Ramush Tahiri thotë se është e sigurt që NISMA dhe PDK do shkojnë bashkë në zgjedhje.
Ai thotë se ka mbetur vetëm të merren vesh rreth listës së përbashkët apo shkrirjes në PDK, shkruan Gazeta Blic.
“Ajo që është e sigurt është që Fatmir Limaj do të shkojë me PDK-në, është ofertë me shku edhe me Ramush Haradinaj po gjasat janë më të vogla, ka mbete vetëm të zgjidhet procedura a do të garojnë në një listë të përbashkët me dy akronime apo do të shkrihet në PDK”, thotë Tahiri në një intervistë për Gazeta Blic.
Ai beson se së bashku këto dy parti do i kenë së paku 30 deputetë.
“Unë mendoj që edhe tash 24 deputet të PDK-së, 4 të Limajt janë 28, domethënë në çdo variant nëse janë bashkë, minimum 30 deputet do t’i ketë PDK-ja, dhe do të ketë rritje, plus do të solidarizohen njerëzit me udhëheqësit që janë në Hagë, sepse e konsiderojnë që ka të bëjë me Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ai nuk sheh koalicione mes partive tjera.
Madje Tahiri e sheh edhe të vështirë hyrjen në listë të përbashkët të Listës Osmani me Vetëvendosjes.
“Partitë tjera nuk do të shkojnë në koalicion, duket AKR-ja kërkon një koalicion ose me Ramush Haradinaj ose me PDK-në ose me LDK-në, si profil nuk e ka shumë telashe me cilën parti shkon. Përndryshe të gjitha partitë do të shkojnë veç përveç këtyre dy partive të vogla. Vjosa Osmani e ka shumë telashe me hy me Vetëvendosjen sepse nuk do të hyj si subjekt i veçantë do të hyj në listë të përbashkët zgjedhore”, ka thënë ai.