-1.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Ramush Haradinaj e thotë me bindje: Liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri.

Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit ka pohuar se Gjermania është duke e prirë këtë proces prandaj do të jetë shumë më e lehtë.

“Liberalizimi i vizave do të vjen para fundit të vitit. Qeveria e ardhshme do të jetë aty kur të vjen liberalizimi i vizave. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë do të vjen në Kosovë. Jemi duke e kryer punën finale për liberalizim dhe kur të bëhet kjo të mos ketë asnjë ngecje”, ka pohuar ai.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka folur edhe për rezultatin e AAK-së në zgjedhje, Qeverinë e re, taksën e tema tjera të rëndësishme.

Ai ka pohuar se arsyeja pse ka prishur koalicioni ka qenë sepse ai ishte duke shkuar drejt ndarjes së Kosovës.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT