32.5 C
Mitrovice
E martë, 12 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Ramosaj, Kurtit për Manastirin e Deçanit: Na quajte tradhtarë, tradhtinë e bëre vet

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se qytetarët e kësaj komune më së shumti e kanë mbrojtur Manastirin e Deçanit.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë Manastir, Ramosaj në Rubikon të Klan Kosovës tha se ndonëse vendimet e gjykatave nuk mund të hudhen poshtë, ka mundur të bëhet zgjidhje më e drejtë e pranueshme për të dyja palët.

“Vendimet e gjykatës nuk mundesh me i shti në pazare, mirëpo kemi mund me bë zgjidhje më elokuente, zgjidhje më të kapshme edhe për Manastirin edhe për neve. Janë detaje tepër të mëdha brenda këtij aktvendimi, sepse është një trajektore për ata që e dinë këtë materie, ti mbetesh i habitur se si kanë lëvizë prej padisë së parë në vitin 2000 e deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016, është absurd i llojit të veçantë juridik”, tha Ramosaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që sipas Ramosajt nuk ka qenë më i mirë, është zbatuar nga ata që e kanë rrejt popullin më së shumti.

“Përtej kësaj është zbatuar ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nga ata që e kanë rrejt popullin më së shumti. Nga ata që e kanë bë kauzë për mos zbatim të këtij vendimi, nga ata që e kanë zbatuar pa asnjë kusht, pa asnjë lehtësim për interesat e qytetarëve të Deçanit. Albin Kurti, Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla konkretisht dhe ata që e kanë pasur në kompetencë me zbatuar këtë vendim nuk kanë lënë odë, nuk kanë lënë rrugicë, nuk kanë lënë shpi pa hy e pa i bë do tradhtarë, e pa i bë do njerëz të poshtër të këtij vendi, pse është marrë një vendim i kësaj gjykate. Dhe po të njëjtit që kanë trumbetuar shumë, kanë bërë protesta i kanë jep të drejtë krejt botës që me e marrë një vendim edhe më të ashpër jo vetëm këtë. Të njëjtit vijnë dhe e zbatojnë, si me e quajtur tash këtë”, tha Ramosaj.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT