9.9 C
Mitrovice
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ramadani: Serbia dhe Hajnia e buxhetit, dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët

Analisti Burim Ramadani ka thënë se Serbia dhe hajnia e buxhetit, duke thumbuar Qeverinë Kurti, janë dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët.

• Hajnat e buxhetit po e bëjnë këtë, nën tokë e mbi tokë. Në pikë të ditës e vonë gjatë natës. Kur Prokuroria i heton, çohen i madh e i vogël me sulme të çmendura ndaj Prokurorisë!”, shkroi Ramadani mes tjerash.

Postimi i plotë:

Serbia dhe Hajnia, dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës me një qëllim të përbashkët!
• Serbia synon ta merr Kosovën, të paktën një pjesë territoriale të Kosovës, për ta vjedhur nën tokë e mbi tokë.

• Hajnat e buxhetit po e bëjnë këtë, nën tokë e mbi tokë. Në pikë të ditës e vonë gjatë natës. Kur Prokuroria i heton, çohen i madh e i vogël me sulme të çmendura ndaj Prokurorisë!
Edhe Serbia, edhe Hajnia kanë një qëllim të përbashkët:

– Ta zhbëjnë Kosovën, t’ia zënë frymën qytetarit, t’ia prishin jetën, t’i largojnë shqiptarët nga Kosova!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT