Analisti Burim Ramadani u shpreh se për ta mbrojtur shtetin duhet të ndërrohet pushteti.
Ramadani tha se situata në shtet sipas tij është aq e rëndë sa që nuk ka më rëndësi pushteti
“Hiq nuk është me rëndësi pushteti, e kemi në vështirësi serioze shtetin!”, shkroi Ramadani.
“Për ta mbrojtur shtetin, duhet ta ndrrojmë pushtetin! Kjo nuk është koha për improvizime ditore. Hiq nuk është me rëndësi pushteti, e kemi në vështirësi serioze shtetin! #Angazhohu edhe ti”, tha ai.






