12.4 C
Mitrovice
E premte, 18 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Ramadani i kthehet Sveçlës: Ikja nga rafalet e armës afër barkës s’mund të komentohet si veprim trimërie

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar sërish Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili tha se s’është e vërtetë që ai është gjuajtur me kallash në Liqenin e Ujmanit. Ramdani përmes një reagimi të bërë në Facebook ka thënë se “ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie”.

Në reagimin e bërë, Ramadani shkruan me ironi se e ka rrëqethur fryma patriotike e Ministrit në reagimin që ka pasur.

“Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë”, shkruan mes tjerash ish-inspektori i AKI-së.

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani thotë se Ministri Sveçla nuk i është nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që sipas tij Ligji e kërkon.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT