20 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ramabaja “shpërthen” pas intervistës së Thaçit: Epoka e haxhiqamilve ka mbaruar

Analisti Sadri Ramabaja ka mbetur i pakënaqur nga intervista e Hashim Thaçit.

Ai ka pasur disa fjalë për intervistën, duke thënë se epoka e haxhiqamilve ka mbaruar.

Postimi:

Inxhinjeringu politik si kiç

Inxhinjeringu politik e medial për krijimin e liderve deri në përmasat mesianike ndër ne nuk është fenomen i ri. Nëse marrim në konsideratë zanafillën e sprovës së parë (1989), mund të mirret me mend, se kush qëndron edhe prapa kësaj që u shpërfaq sonte në njërën prej mediave më kontraverze në hapësirën tonë mediale.

Por, përzgjedhja e individëve për këtë rol, dihet se vazhdimisht është bërë nga segmente të establishmentit serb që drejtonte Jugosllavinë.

Rrjedhimisht individët e përzgjedhur i kanë shërbyer, secili në mënyrën e vet, interesave serbe, duke e dëmtuar rënd marshin e historisë dhe etapat politike që do t’i krijonin rrethanat për çlirimin e Kosovës dhe faktorizimin e Kombit.

Në këtë kapërcyell epokash që po kalojmë, ndërmarrje të kësaj natyre (të inxhinjeringut politik qoftë ky edhe si kiç), përmes formulave alkimike me konotacione pilitike donkishoteske, duke shpresuar se do t’i shërbejnë përkohësisht idesë për mbajtjen peng të Republikës, fundin do ta kenë jo më të mirë se sprova e parë e talljes me minatorët (1989) dhe me emocionet e popullit.

Epoka e haxhiqamilve është stivuar tashmë në sirtarët e historisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT