18.2 C
Mitrovice
E martë, 9 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ramabaja: Profesori dhe politologu po votohen më pak se hoxha, vetëdija politike nuk është në nivel

Analisti, Sadri Ramabaja ka folur për nivelin e vetëdijes politike në vend, duke vlerësuar se qytetarët vazhdojnë të mos i japin prioritet figurave akademike dhe ekspertëve në proceset zgjedhore.

Në Debat Plus, Ramabaja tha se shoqëria kosovare ende nuk ka arritur nivelin e duhur të emancipimit politik, duke marrë si shembull mënyrën se si votohet për kandidatët për deputetp në zgjedhje.

“Megjithatë vetëdija politike ende nuk në nivelin që duhej të ishte. Nuk mund të votohet profesori i sociologjisë dhe politologu më pak se sa një hoxhë… politikanët tonë po koketojnë me Bashkësinë Islame dhe kjo do t’i kushtoj Kosovës”, ka thënë Ramabaja.

Vlen të ceket që kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ish-imam në Drenas, sipas të dhënave nga vendvotimet e procesuara deri më tani ka marrë rreth 11,000 vota, duke u renditur ndër kandidatët me mbështetje të konsiderueshme brenda listës së partisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT