Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur premtimin e dhënë për dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit të 26 nëntorit. Ai i ka takuar ata me dy idhujt e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon, transmeton Gazeta Metro.
Dy fëmijë që i mbijetuan tërmetit në Thumanë më 26 nëntor i kishin thënë disa ditë më parë kryeministrit që idhull kishin Cristiano Ronaldon, dhe mesa duket kreu i qeverisë nuk e ka harruar këtë fjalë. Këtë të premte, kryeministri i ka bërë një surprizë dy djemve, Aurelit e Alesjos, duke i sjellë përpara tyre Cristiano Ronaldon dhe portierin legjendar italian Gianluigi Buffon. “Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në Facebook. Më poshtë keni takimin e tyre./gazetametro.net
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/431045421178783/