0.5 C
Mitrovice
E shtunë, 8 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Rama i drejtohet diasporës: Mos i votoni beretat e kuqe dhe ‘babën’

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një thirrje publike për diasporën për atë se kë duhet të votojnë në këto zgjedhje.

Rama ka shkruar se Kosova është dhe duhet të mbetet një vend i lirë, ky qytetarët nuk uniformohen, ku nuk ndjekin verbërisht individin dhe nuk bien pre e politikave që kërkojnë nënshtrim e jo mendim të lirë.

Kreu i Komunës së Prishtinës ka thënë se s’duhet votuar për “beretat e kuqe” dhe “Baba”.

“Kosova është dhe duhet të mbetet një vend i lirë, ku qytetarët nuk uniformohen, nuk ndjekin verbërisht individin dhe nuk bien pre e politikave që kërkojnë nënshtrim e jo mendim të lirë. Jo bereta të kuqe, jo “Baba”!”, ka shkruar Rama.

Rama ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka as program për qytetarët dhe ka nxitur vetëm përçarje, përqeshje, etiketime e ofendime.

“Ata nuk kanë ndërtuar, por kanë bllokuar!”, ka shkruar Rama në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT