3.2 C
Mitrovice
E diel, 15 Mars, 2026

Rama i del në krah Kosovës: Kërkon nga Shqipëria t’i japë rrymë për Vit të Ri

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka ofruar ndihmë Kosovës në krizën energjetike me të cilën po përballet vendi jonë ditëved të fundit.

Rama, përmes një postimi në Twitter tha se po e ndjek me shqetësim krizën energjetike në Kosovë.

Ai tha se ka kërkuar sot nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, e mos të mungojë energjia elektrike tek familjet për vitin e ri.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të ashpra, derisa nga qeveria është kërkuar që të marrë masa që qytetarët të mos kenë mungesë energjie në këto ditë të ftohta.

TË FUNDIT

TË FUNDIT