12.4 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Rakiç njofton për “orë të re policore” në Mitrovicë e Zveçan, nuk tregon se a u bë me urdhër të Serbisë apo Kosovës

Shtabi i Krizave në veri të vendit ka marrë vendim që qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe atyre Zveçanit, t’u ndalohet lëvizja nga ora 12:00 pasdite deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nesër dhe do të zgjasë 14 ditë, njoftoi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic, shkruan portali Kossev, transmeton Reporteri. Vendimi  thuhet se erdhi pasi numri i të infektuarve me koronavirus në këto komuna u rrit në ditët e fundit.

Rakiq tha se ky vendim është marrë në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo nuk potencohet se a bëhet fjalë për atë të Serbisë apo Kosovës.

Kujtojmë se në statistikat zyrtare për numrin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë nisur të përfshihen edhe rastet në veri të vendit. Mitrovica e Veriut tashmë shënon 20 raste të konfirmuara me koronavirus, gjersa Zveçani 10, tri raste janë në Leposaviq dhe dy në Zubin Potok. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT