16.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Rafuna: Tensionet në veri po i largojnë investitorët potencialë – dëmet nga sanksionet e BE-së mbi 300 milionë euro

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se mungesa e investimeve të huaja e ka dëmtuar tej mase Kosovën, ndërsa dëm po aq të madh, sipas tij, po i sjellin edhe tensionet në veri.

Rafuna tha se tensionet në veri të vendit e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e investitorëve potencialë, teksa kërkoi më shumë angazhim në përmbyllje të dialogut me Serbinë.

“Tek pjesa investimeve kemi nevojë shumë, është e vërtetë që nuk qëndrojmë mirë, sidomos me miq shumë kualitativë, në kuptimin që me sjellë prodhues, me sjell brende që janë të njohura jo vetëm në Evropë po edhe më gjerë. Pra brende që janë të njohura botërisht, të cilat neve nuk kishin me na sjellë vetëm të mira materiale në kuptimin e makinerisë por do të na kishin sjellë edhe njohuri domethënë në kohën e njëjtë do të na kishin shërbyer edhe për të mirë për ta ndryshuar imazhin e Kosovës dhe për të përçuar një mesazh edhe të investitorë të tjerë që Kosova është një vend stabil”, tha Rafuna.

Ai foli edhe për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian që i ka vendosur ndaj Kosovës, ku tha se dëmet janë rreth 300 milionë euro, e që sipas tij, po vazhdojnë të rriten, teksa i kërkoi qeverisë që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të saja që këto masa të hiqen.

“Kërkesa jonë është edhe ndaj institucioneve këtë rast Qeverisë së Republikës së Kosovës, që këto masa të largohen sa më shpejtë, kërkesa jonë orientohet te qeveria që të bëjë gjithçka brenda kapaciteteve të tyre, që të i plotësojnë kushtet që kërkohen në mënyrë që të largohen sa më shpejt këto masa se jo vetëm që po ndikojnë që ne mos me thith burime, mos me thith projekte, projekte që deri më tani sipas informatave që i kemi sillen rreth 300 milionë, mirëpo kjo shkon duke u rritur për arsye se çdo muaj vinë projekte të reja që ne nuk mund t’i marrim se nuk mund të implementojmë për shkak të masave që janë vendos”, tha Rafuna për EO.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT