Kandidatja për deputete nga IQ “Za slobodu pravdu i opstanak” (Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas rrahjes së djalit të Nenad Rashiq.
Trajkoviq, akuzoi Listën serbe dhe presidentin Aleksandar Vucic për këtë incident të shkaktuar, ku mbeti i lënduar rëndë Nikolla Rashiq.
“Djali i Nenad Rashiqit, politikanit opozitar serb nga Kosova, brutalisht është rrahur pranë shkollës në Llaplesellë”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.
Trajkoviq shtoi se djali i politikanit Rashiq u sulmua nga 30 persona.
“President Vuçiq shiheni se me çfarë metodash Lista juaj serbe arrinë ‘fitoret’ e saj me 95%”, përfundoi Trajkoviq.



