Një rast i kanosjes dhe lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Mitrovicën Veriore.
Sipas informacioneve, më 28.09.2025, rreth orës 13:00, në rrugën “Lole Ribara”, viktima F.S rreth 63-vjeç derisa ishte duke lëvizur është sulmuar me gurë dhe mjete të forta nga disa persona të dyshuar (4-5), të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Rasti është nën hetime.