6.7 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Qytetari i Mitrovicës së veriut i zhgënjyer me Qeverinë: Vetëm kryetari Hamza dhe nënkryetari Tahiri na kanë vizituar

Situata në veri mbetet e tensionuar dhe me potencial eskalimi pas zhvillimeve të muajve të fundit, shkruan Mitrovica SOT.

Gjendja aktuale ka shqetësuar edhe banorët shqiptarë të pjesës veriore.

Një nga banorët e kësaj pjese është shprehur i zhgënjyer me Qeverinë, duke shprehur ndjenjën e mungesës së interesimit për ta nga institucionet qëndrore.

Ai tha se vetëm kryetari Bedri Hamza dhe nënkryetari Arian Tahiri kanë shprehur interesim duke i vizituar dhe interesuar për mirëqenien e tyre në këtë situatë delikate për atë pjesë të vendit.

Ditëve të fundit, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, vizitoi banorët e Kroit të Vitakut, Kodrës së Minatorëve, Lagjes së Boshnjakëve, për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe me qëllimin për t’u treguar se nuk janë vetëm.

Ai shprehu konsideratën për ta dhe tha se në sfidat për kombin të gjithë duhet të jemi të bashkuar./MitrovicaSOT

Mëposhtë ju ftojmë ta dëgjoni deklaratën e plotë të qytetarit:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT