22.6 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Qytetari i kthen çizmet e vjedhura, i kërkon falje pronarit në Gjilan: Më falni, kurrë nuk vjedh më

Diçka e rrallë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, pasi një person ka kthyer çizmet pronarit pasi ia kishte vjedhur ato, shkruan Gazeta Metro.

Para pak ditë ishte shpërndarë një video ku shihet një person duke vjedhur një palë çizme, vet pronari e kishte publikuar atë.

Mirëpo nuk kanë shkuar pak ditë, personi që kishte vjedhur çizmet i ka kthyer pronarit duke ia lënë një letër dhe kërkuar falje atij për këtë veprim.

“Kërkoj falje shumë, kam gabu nuk ndodhë mo kurrë nëse e fshinë videon isha ni ma mir edhe nuk ndodh kurr mo unë me bo ksi sene mfalni”. shkruan në letrën që do ta shihni më poshtë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT