Një person është ankuar në Policinë e Kosovës për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kjo pasi sipas tij ai e kishte dërguar të atin në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 u njoftua nga mjekët se ai kishte ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje rreth orës 15:45, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
QKUK 26.03.2021 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /gazetametro.net





