Vendimi Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike ka irrituar qytetarët, të cilët thonë se do ta kenë të vështirë t’i paguajnë faturat me rritje.
Nga irritimi i tyre, disa kërkojnë “mbylljen e ZRRE-së”, e disa tjerë thonë se ky institucion duhet “të shkojë të operojë në Serbi”.
Të intervistuar nga Ekonomia Online, thonë se këto çmimet e reja do të jenë të papërballueshme për shumicën e konsumatorëve.
“Katastrof, ski çka me thënë keq boll. Vështirë e kanë qytetarët kurrqysh. Të gjitha të zezat popullata me i hjek, me të vërtetë është vështirë. ZRRE-në e kisha hjek krejt, ja kisha ngjit drynin e i kisha thënë ec shko në Serbi atje me ta ki punë. Ashtu ashtu po ia falin do para, kështu le të shkojnë ZRRE me ta”, ka thënë ai
E Faik Rusinovci, e ka quajtur problem rritjen e faturave të energjisë. Thotë se është pensionist e do ta ketë të vështirë pagesën e faturave.
“Shumë problem është energjia me u rrit. Na duhet me pas energji të mjaftueshme për Kosovën. Me pension jo kurrë, me pension kurrë nuk mundem me pagu, i marr 90 euro. Çka me pagu, a me pagu rrymën, a me pagu mbeturinat, a me pagu plot sene pa ndërpre. Unë nuk di se qysh do të mund të jetojnë, pa punë, problem”, u shpreh ai.
Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike është edhe Ismet Gashi. Ai thotë se shumica e qytetarëve nuk do të munden ta përballojnë këtë rritje.
“Mirë nuk është, çfarë miri kjo, kushtet qeveria po i sheh populli në çfarë gjendje të mjerueshme jeton, ne jemi kundër të energjisë elektrike”, u shpreh ai.
Ndërsa Arben Blakaj tha se rritja e energjisë elektrike vetëm për qytetarët është e tepërt. Kritika pati edhe për vendimin që bizneset të mos tarifohen në këtë rritje.
“Na jena populli më i varfër në Evropë edhe për neve është katastrofë. Me mujt disi me bë një zgjidhje tjetër më mirë kish qenë. Bizneset po falen po vetëm ne qytetarët që paguajmë taksa e që jemi taksapaguesit më të mëdhenj po dënohemi më së shumti”, tha ai