Pas 13 ditësh qëndrimi, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Kosovës, konkrektisht nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Tani, qytetarë të shumtë nga Mitrovica kanë dalur nëpër rrugë për t’i përshëndetur pjesëtarët e NJSO.
KFOR-i në një komunikatë për media, ka thënë se, nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, ky mision do të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe me mandatin që ka.
Tanimë është rikthyer totalisht qarkullimi i veturave që çon tek pika kufitare, Jarinje.



