24.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

QUINT-i, ku bën pjesë dhe SHBA, me deklaratë të rëndë ndaj qeverisë së Kosovës: Ju sapo keni minuar aspiratat evropiane të Kosovës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, ka dalur me një deklaratë të përbashkët në lidhje me refuzimin nga qeveria e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, shkruan Mitrovica SOT. Në fillim të muajit prill në Serbi do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Në deklaratën e përbashkët, vendet e QUINT-it kanë dhënë goditjen më të rëndë për Kosovën, duke thënë se ky vendim i qeverisë minon aspiratat evropiane të Kosovës.


“Me këtë vendim, qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj për parimet për mbrojtjen e të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve, duke përfshirë grupet minoritare. Një sjellje e tillë e qeverisë së Kosovës nuk është në linjë me vlerat dhe parimet tona dhe kjo do të minojë aspiratat evropiane të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it.

Ndërsa, dje, zëdhënësi i BE-së për çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë të martën, më 22 mars, në konferencën për shtyp të Komisionit Evropian, se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për atë që ai e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it”, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi.

Edhe ai ka kritikuar ashpër Kosovën duke thënë se Kosova po vepron në kundërshtim me përkushtimet për rrugëtimin evropian të vendit.

Ai e ka quajtur këtë vendim të jetë “në kundërshtim me përkushtimet e Kosovës për rrugëtim evropian dhe të ardhme demokratike dhe kundër parimeve të mbrojtjes së të drejtës demokratike të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i takojnë popullatës joshumicë”. /Mitrovica SOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT