Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku dhe zvministrat e Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Vigan Qorrolli, kanë qëndruar sot në Pejë.
Lajmin në platoformwn ‘X’ e ka publikuar shefi i Qeverisë, Albin Kurti.
Ata kanë bërë nderime pranë homazhit të 6 të rinjëve serb të vrarë nga regjimi fashist i Millosheviqit, vetëm e vetëm për të ua lënë fajin shqiptarëve.
“14.12.1998: Serbia vret 6 të rinj serbë në kafenenë “Panda” të Pejës dhe fajëson shqiptarët si pretekst për një fushatë gjenocidale në Kosovë. Qindra janë arrestuar dhe torturuar—për një krim që edhe Vuçiq pranon se “shqiptarët nuk e kanë kryer”. Pas 25 vitesh, autorët mbeten të pandëshkuar”, shkruan Kurti në Twitter.