16.7 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Qeveria zbut masat anti-COVID: Hiqet ora policore, ndërsa dasmat lejohen nga kjo datë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të sotme ka marrë vendim për heqjen e kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga mesnata deri në ora 05:00, në kuadër të masave të reja kundër COVID-19.

Pas rënies së rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes.

Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.


Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.

Me vendimin e ri lehtësim të masave do të ketë edhe për sektorin e gastronomisë.

Sipas vendimit nga data 7 mars lejohet veprimtari e klubeve të natës si dhe organizimi i dasmave, fejesave etj.

Sipas Qeverisë, vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022. /gazetametro.net

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT