-3.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Qeveria ua merr komunave të Kosovës 32 milionë euro

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë vendosur të mos e votojnë rishikimin e buxhetit për kornizën afatmesme të shpenzimeve e cila përfshin periudhën 2020/23, pasi sipas tyre, i njëjti u shkurtohet për 32 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media në rrjetin social Facebook nga Asociacioni i Komunave të Kosovës në Facebook.

“Kryetarët e Komunave në takimin e sotëm me znj Hykmete Bajrami, Ministre e Financave dhe z.Goran Rakiç, Ministër i Pushtetit Lokal kanë vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 (KASH)”, thuhet në njoftim.

Sipas AKK’së, arsye për këtë janë shkurtimet buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020, në vlerë prej 32.95 milionë euro për komuna.

Njoftimi i plotë në Facebook:

Kryetarët e Komunave në takimin e sotëm me znj Hykmete Bajrami, Ministre e Financave dhe z.Goran Rakiç, Ministër i Pushtetit Lokal kanë vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 (KASH).

Arsyeja kryesore është që Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020 ne vlerë prej 32.95 milion euro për komuna. Me shkurtimin e buxheteve komunale do të ndërpriten shumë projekte kapitale të cilat do të ndikojnë në mos-përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryetarët njëzëri konstatuan që 32.95 milion EURO mund të duken si shumë e vogël parash për nivelin qendror por këto mjete janë shumë për komunat. Kryetarët gjithashtu dhanë edhe alternativen sa i përket gjetjes së mjeteve për mbulimin e kësaj shume duke propozuar që dy apo tri projekte të ndërpriten në nivel qendror dhe që ato mjete të dedikohen për komuna.

Pra, Kryetarët e Komunave që janë anëtar në Komisionin e granteve nuk do e votojnë propozimin për shkurtimin e buxheteve komunale gjatë rishikimit të Buxhetit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2021-2023./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT