Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta
Më konkretisht, janë rritur pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke familja që ka dhënë një dëshmor rritja do të jetë 20 për qind, ndërsa për familjet që kanë dhënë dy apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë përtej 20 për qindëshit.
Ngjashëm, do të jetë edhe pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, tha sot ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Familja me një të zhdukur do të ketë rritje prej 20 për qind, ndërsa familjet që kanë dy apo më tepër do të kenë rritje mbi 20 për qind”, tha Murati.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta
Më konkretisht, janë rritur pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke familja që ka dhënë një dëshmor rritja do të jetë 20 për qind, ndërsa për familjet që kanë dhënë dy apo më tepër dëshmorë rritja do të jetë përtej 20 për qindëshit.
Ngjashëm, do të jetë edhe pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, tha sot ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Familja me një të zhdukur do të ketë rritje prej 20 për qind, ndërsa familjet që kanë dy apo më tepër do të kenë rritje mbi 20 për qind”, tha
Rritje për 20 për qind do të ketë edhe për pensionet invalidore për të gjitha kategoritë e invalidëve të UÇK-së.
Edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të shënojnë rritje për 20 për qind për të gjitha kategoritë e invalidëve.
Rritje për 20 për qind do të ketë edhe për familjet me viktima civile gjatë luftës.
Propozim-vendimi i ministrit Murati është miratuar me shumicë të votave nga kabineti qeveritar.
Këto pensione janë të përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës.