7.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Qeveria për tre muaj shpenzoi 505.9 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhej se në tre mujorin e dytë të hyrat ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në kohën e njëjtë ishin 587.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT