2.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Qeveria në përgatitje të masave të reja antiCOVID për festat e fundvitit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për parashikimet dhe masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 gjatë festave të fundvitit.

Hoti thotë se janë duke monitoruar situatën dhe zbatimin e masave, njofton Klan Kosova

Tutje Hoti në një postim gjithëpërfshirës për gjendjen me pandeminë në vend theksoi se janë në përgatitje të skenarëve për masat e nevojshme.

“Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve”.

“Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve” ka thënë Hoti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT