17.2 C
Mitrovice
E hënë, 15 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Qeveria miraton vendimin për emërimin e Bordit të përkohshëm të Trepçës

Ashtu siç ka paralajmëruar Gazeta Online Veriu.Info, Qeveria e Kosovës, sot, ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Trepçës.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari ka propozuar në mbledhjen e sotme që qeveria të marrë vendim për emërimin një bordi të përkohshëm mbikqyrës për ndërmarrjen publike qëndrore Trepça sh.a. Ministrja Hajdari ka propozuar që 4 drejtorë të përkohshëm, tre nga ta përfaqësues të qeverisë dhe një drejtor përfaqësues i punëtorëve të përbëjnë bordin e përkohshëm mbikqyrës

“I propozoj qeverisë të emërojë një bord të përkohshëm mbikqyrës duke u bazuar në ligjin për Trepcën dhe në ligjin për ndërmarrjet publike, Sylejman Hyseni drejtor ,Bahri Hyseni, Shyqeri Kelmendi drejtor dhe Shyqeri Sadiku”, ka propozuar Ministrja.

Ky propozim është miratuar me shumicë votash nga kabineti qeveritar, pa vota kundër dhe pa abstenim

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT