3.8 C
Mitrovice
E enjte, 14 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin kundër shpëlarjes së parave

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndryshimet në këtë Ligj janë të nevojshme për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ndryshimet, siç ka thënë Murati, janë bërë sipas direktivave të BE-së.

“Këto ndryshime të Projektligjit adresojnë nevojën për rregullimin e dispozitave ligjore të cilat së fundmi janë rregulluar në nivelin e standardeve ndërkombëtare të Task-forcës për veprim financiar dhe direktivës të Bashkimit Evropian për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimi, tha Murati gjatë mbledhjes së qeverisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT