Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa projektligje, kërkesa e janë formuar disa komisione. Në mesin e kërkesave që është miratuar është edhe ajo e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.
Më poshtë gjeni të gjitha vendimet:
-Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë.
-Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.
Miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.
-Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me këtë përbërje:
Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues;
Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe
Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.
-Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me këtë përbërje:
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;
Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.
Miratuar Programin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027.
Aprovuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/54 të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Wind Farm 1 L.L.C ” .
Caktuar Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A. në kuadër të funksionit të Operatorit të Tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER).
Dhënë pëlqimin për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, me qëllim të realizimin e projektit solar 100 MË në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave.