Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Shkumbin Demaliaj, ka akuzuar kreun e ri të ekzekutivit Albin Kurti se po dëshiron t’i bllokojë qytetarët e rajonit të Dukagjinit.
Sipas deputetit Demaliaj, qëllimi i qeverisë Kurti së bashku me LDK-në e Isa Mustafës, është për ta paraqitur rrafshin e Dukagjinit në gjendje të rëndë, duke promovuar moszhvillim të asaj zone. “Jo AUTOSTRDË , jo zhvillim, jo pjesëmarrje në qeveri”, ka thënë Demaliaj, në një postim në profilin e tij në “Facebook”.
Ky reagim i deputetit nga radhët të AAK-së vjen vetëm disa orë pas paralajmërimit të ministrit të Infrastrukturës së do të anulojë tenderin prej 110 milionë për ndërtimin e 24 kilometrave autostradë Banullë-Dheu i Bardhë.



