Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar Qeverinë Kurti për komunikimin me sindikatat e punëtorëve.
Hoti ka kritikuar Kurtin për mashtrim kundrejt sindikatave, teksa shtoi se komunikimi i qeverisë me sindikatat është joekzistent.
Postimi i plotë:
Përkujtim i fakteve në ditën e punëtorëve
Në mandatin e kësaj qeverie është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata. Kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë në sindikata, të cilat pagesa janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023.
Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent.
Slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin.