0.4 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Qeveria e Kosovës merr vendim: 100 mijë euro ndihmë për Ukrainën

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës , ministrja e Punëve të Jashtme të vendit, Donika Gërvalla ka propozuar propozim vendimin që Kosova të dërgojë ndihma humanitare në Ukrainë.

MPJD ka propozuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave nga Kosova për popullin e Ukrainës.

Ky propozim-vendim është miratuar pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Ndryshe pak më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të u ofroj mbrojtje dhe kushte për punë dhe mbrojtje 20 gazetarëve dhe familjarëve të tyre të ngushtë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla u shpreh se kjo është obligim moral që Kosova ka ndaj këtyre personave që janë të rrezikuar.

Ai tha se me këtë vendim u ofrohet mbrojtje e plotë institucionale.“Propozoj propozim-vendimin për mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarë ukrainas dhe familjeve të tyre. Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, tha ministri Sveçla.

Kabineti qeveritar e miratoi këtë propozim-vendim me shumicë të votave./Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT