25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, tregon vendimet që ka shqyrtuar e miratuar

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50 të datës 23 dhjetor 2021.

Përmes një kumtese për media, thuhet se me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;


Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT