4.6 C
Mitrovice
E diel, 1 Mars, 2026

Qeveria e Kosovës e shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”, propozohet t’i jepet pagë mujore sa e një ministri

Majlinda Kelmendi sot është shpallur nga Qeveria e Kosovës “Qytetare me merita të veçanta”.

Xhudistja kosovare u nderua me këtë çmim për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka propozuar që Majlinda Kelmendi të sponsorizohet me një pagë mujore sa e një ministri.

“Propozoj që Majlinda të shpërblehet 1321.32 euro në muaj që është ekuivalente me pagën e ministrit të Kosovës”, ka thënë ai.



Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka reaguar me anë të një postimi duke u shprehur mirënjohës për vendimin dhe vlerësimin që po i bëhet Majlindës.

”Krenaria e popullit tim Majlinda me status të merituar! Mirënjohës për vendimin dhe vlerësimin për Kampionen tonë”, ka shkruar Kuka në postimin e tij.

Majlinda Kelmendi është xhudistja më e suksesshme kosovare dhe medalistja e parë e artë olimpike në histori të Republikës së Kosovës. / Reporteri

TË FUNDIT

Mot me diell të dielën

TË FUNDIT