Një debat mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe asaj të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është zhvilluar lidhur me idenë për formimin e një qeverie tranzicionale – ide kjo e LDK-së.
Debati nisi pas një postimi të Bashës në Facebook, ku ai vuri në pikëpyetje arsyet pse LDK-ja, sipas tij, po insiston që qeveria tranzicionale të përfshijë patjetër edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
“Hykmetja po vazhdon ta mbrojë idenë e një ‘qeverie tranzicionale’ si të vetmen alternativë! Hykmete, pse nuk e menduat një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë parasysh që së bashku kemi 68 deputetë? A ka mundësi me shpjegu pse patjetër duhej të përfshihej PDK-ja? Pse s’po mundeni pa ta Hykmete?”, ka shkruar Basha.
Në një reagim të drejtpërdrejtë gjatë emisionit Debat Plus, Hykmete Bajrami me ironi i është përgjigjur se pse nuk bëjnë koalicion me VV-në.
“Sepse jemi ‘hajvanë’ për ta. Pyete Dimalin, pse duhet me bërë LVV-ja koalicion me ‘hajvanatë’”, ka thënë Bajrami.