Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalajt, ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e ka potencuar përjashtimin e një mundësie për bashkëpunim me Listën Serbe por edhe me fituesin aktual të zgjedhjeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Qalaj u shpreh se “shpresojnë që partitë opozitare të formojnë qeverinë e ardhshme” dhe se PDK-ja është aktualisht në fazën e pritjes për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e kryetarit të saj. Ai u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar vetveten nga çdo koalicion i mundshëm me partitë opozitare të vendit.
“Shpresojmë që partitë opozitare ta krijojnë qeverinë. Kemi hyrë në fazën e afateve kohore që kërkohet për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duhet ose jemi pritje për seancë konstituive ku zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj vazhdohet me çështjen e formimit të qeverisë. Partia me shumicë i bie që të angazhohet për formimin e qeverisë. Kemi garuar dhe qëllimi kryesor është udhëheqja e qeverisë. PDK-ja si partia e dytë pret shansin e saj për udhëheqjen e vendit. PDK-ja e gatshme që kurdo që jepet rasti për bartës të përgjegjësisë në udhëheqjen e qeverisë së ardhshme. Lista Serbe do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Partitë shqiptare presin udhëheqjen vetëm me parti të tyre dhe jo ato serbe. PDK-ja nuk kemi pare program të qeverisjes nga partia Kurti. Si mund të krijojmë bashkëpunim ose të bëhesh partner me një parti që nuk ka program qeverisjes”, deklaroi Qalaj.