11.9 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e LVV-së, LDK-së, PDK-së e AKR-së për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.



Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT