Një qytetar nga Kosova i cili po kalon pushimet në bregdetin shqiptar, ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Siç raporton TopChannel kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin nga Kosova, duke e nxjerrë nga uji.
Ai më pas u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.