Një sulm i tmerrshëm dje shokoi botën, ku një person i armatosur, shkoi në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë, ku dyshohet se ishte edhe vetë nxënës, dhe qëlloi me armë zjarri rreth 10 viktima, raporton GazetaDemos.
Në mesin e viktimave të kësaj tragjedie, u shënua edhe një vajzë nga komuna e Vitisë së Kosovës.
Lajmi u konfirmua edhe nga famljarët të cilët bën me dije se viktima është Lea Bajrami.
“Pusho e qetë Engjulli jonë i familjes LEA💔 Lea jonë humbi jeten shkaku i sulmit terrorist sot ne Graz të Austrisë!”, ka shkruar njëri ndër të afërmit e saj, teksa në fotografinë e publikuar e ndjera shihet me ndresën e “Dardanëve”.
Për të ka folur edhe gjyshi, Muhabi Bajrami, duke treguar se si e kuptuan, e çka iu tha djali i tyre.
“Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka thënë ai.
Motivet e këtij sulmi ende janë të pakonfirmuara, por sipas raportimeve nga mediat atje, dyshohet se sulmuesi, i cili në fund poashtu tashmë ka humbur jetë, vuante nga bullizimi.