Policia përmes një njoftimi tha se një person ka gjetur vdekjen brenda kompleksit industrial, “Trepça”, shkruan Mitrovica SOT.
Policia tha se bëhet fjalë për një person të moshës 58 vjeçare i cili ka rënë nga një objekt.
Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi:
“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.



