7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
spot_img

Punëtori humb jetën në Prishtinë, një tjetër dërgohet në spital – Policia jep detaje

Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë pas një incident të rëndë në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar për Gazetën Express se rreth orës 17:00 ka pranuar informatën për një incident të rëndë në rrugën “Faruk Rama” në Prishtinë, ku dy persona janë lënduar gjatë punës.

Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipi emergjent ka konstatuar vdekjen menjëherë pas mbërritjes. Personi tjetër i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha ai.

Policia, së bashku me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka hapur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT