15.5 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Punëtorët e sektorit privat kërkesë Kurtit përmes rrjeteve sociale: Thuani stop padrejtësive ndaj nesh

Punëtorët që punojnë nëpër firma private në vazhdimësi ankohen për trajtim jo të mirë nga punëdhënësit e tyre.

Kjo kategori e punëtorëve nuk i ka as dy ditë pushim në javë siç e parasheh Ligji i Punës, kurse shumica prej tyre nuk kanë kontrata të punës, punojnë me orar të tej zgjatur pa asnjë kompensim. Por e keqja nuk përfundon këtu. Ata nuk ju gëzohen as ardhjes së festave, sepse për to “skllavërohen” aq shumë, duke punuar deri në 12 orë, sa që nuk kanë si të festojnë me familjarët e tyre nga lodhja e tepërt, shkruan Reporteri.net.

Por këta punëtorë tash po duan t’i thonë stop padrejtësisë që po ju bëhet ndër vite. Për ta ndalur këtë ata, po kërkojnë ndihmë nga kryeministri i ri Albin Kurti. Ata përmes rrjeteve sociale kanë bërë një kërkesë drejtuar kryeministrit Kurti që t’ua mundësojë që ligji të zbatohet edhe për ta dhe të kenë dy ditë pushim.

“Unë dua që kryeministri ynë Albin Kurti të bëjë një ligj për neve që punojmë në firma private që edhe ne të kemi të lirë të shtunën dhe të dielën, dhe orari i punës të jetë 8 orë, e jo të fillon në ora 07:00 dhe të mbaron kur shefi thotë shkoni në shtëpi. E padrejt!”, thuhet në letrën që është shpërndarë në rrjete sociale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT