22.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Puna e parë e VV’së në Qeveri, ndalimi i pijeve energjike nën moshën 18 vjeç

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Fitore Pacolli, ka thënë se një ndër detyrat e para që do të kryejnë si parti në pushtet, do të jetë ndalimi i shitjes së pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se krahas duhanit dhe alkoolit në listën e produkteve të ndaluara për personat nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë edhe pijet energjike.

Në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Neni 15, pika 1, “Ndalohet shitja, shërbimi dhe dhurimi i pijeve alkoolike dhe duhanit, personave nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. Këtë duhet ta ndryshojmë menjëherë në legjislaturën e ardhshme. Pijet energjike duhet të përfshihen”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë

Shitja e pijeve energjike tek fëmijët duhet të ndalohet me ligj dhe shitësit që nuk respektojnë ligjin të dënohen. Për prindërit dhe fëmijët duhet edukim dhe vetëdijësim rreth efekteve negative që shkaktojnë këto lloj pije në shëndetin e fëmijëve. E në të ardhmen shkollat duhet të ofrojnë ushqimin brenda objekteve shkollore ku fëmijëve iu servohet vetëm ushqim e pije të shëndetshme.

Sot në mëngjes qëllova në njërin nga marketet e mëdha që operojnë në vend derisa ishte pushimi i gjatë i ndërrimit të parë të shkollës fillore që ishte në afërsi. Ajo që më ra në sy ishin artikujt ushqimor që ata blenin.

Një grup i djemve 11-12 vjeç mbanin në dorë kanaçe me pije energjike që kishin blerë. Njëri nga ta, që dukej të ishte edhe më i ri në moshë, po e priste radhën që të paguaj. Ai mbante në dorë një litër e gjysmë pije energjike. Ndërsa për punëtoren kjo ishte një rutinë e përditshme.

Disa studime që janë bërë viteve të kaluara theksojnë se mbi 80% e fëmijëve në Kosovë konsumojnë pije energjike. Ndërsa studime të shumta nga institute të njohura nëpër botë identifikojnë efektet e shumta negative e të rrezikshme që këto pije shkaktojnë në shëndetin e të miturve.

Në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Neni 15, pika 1 “Ndalohet shitja, shërbimi dhe dhurimi i pijeve alkoolike dhe duhanit, personave nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare”. Këtë duhet ta ndryshojmë menjëherë në legjislaturën e ardhshme. Pijet energjike duhet të përfshihen.

Shitja e pijeve energjike tek fëmijët duhet të ndalohet me ligj dhe shitësit që nuk respektojnë ligjin të dënohen. Për prindërit dhe fëmijët duhet edukim dhe vetëdijësim rreth efekteve negative që shkaktojnë këto lloj pije në shëndetin e fëmijëve. E në të ardhmen shkollat duhet të ofrojnë ushqimin brenda objekteve shkollore ku fëmijëve iu servohet vetëm ushqim e pije të shëndetshme./Gazetametro

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT