Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas kritikave të shumta që morri sot nga zyrtarët kosovarë, ku Rama publikoi një hartë në të cilën Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, ky i fundit e ka fshirë postimin e tij të bërë në Twitter gjatë ditës së sotme, shkruan GazetaBlic.
Ramën sot e kritikuan zyrtarë të shumtë dhe kërkuan shpjegim nga ai duke thënë se ku është Kosova në këtë hartë.
Raportet e Ramës dhe zyrtarëve të Kosovës kohëve të fundit kanë qenë më të zbehta si pasojë e projektit të “Mini-shengenit Ballkanik”, ku Kosova dhe Mali i Zi nuk po merr pjesë në këtë projekt.
Por, Rama ditë më parë pati një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky i fundit njoftoi për takimin në mes tyre që ndodhi në Tiranë duke njoftuar se temë diskutimi në mes tyre ishte interesi i dy vendeve.
Ky është postimi i Ramës i publikuar në Twitter: