Ismail Syla, këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi të tij të rrallë, duke udhëtuar nga Franca në Zvicër, shkruan Gazeta Metro.
Syla përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se fotoja ishte bërë pas arratisjes nga Gjykata e Danica Marinkovicit. “Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtē 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
I dēnuar nē mungesë me dhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e Danica Marinkoviqit) Hashim Thaçi u arratis në Perëndim. Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtē 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)./gazetametro.net