10.8 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Pse u vendos që mjekët dhe profesorët të deklarojnë pasurinë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që mjekët e profesorët që punonjë në në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që deklarojnë pasurinë. Nga shoqëria civile thonë që pasurinë do të duhej ta deklaronin vetëm ata që kanë pozita menaxheriale.

Kohë më parë Ministria e Drejtësisë kishte vendosur për konsultim publik një projektligj.

Ky kishte të bënte me deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.

Për qëllimet e këtij ligji, do të obligoheshin zyrtarët publikë, në mesin e të cilëve edhe mjekët e profesorët e universiteteve publike, të deklaronin pasurinë.


Për këtë çështje, gjatë së premtes Qeveria e Kosovës ka miratuar një projektligj.

Ndonëse ishte vënë në konsultim publik, rekomandimet e shoqërisë civile nuk janë marrë parasysh.

Sipas Albana Hasanit nga Lëvizja FOL, ky vendim mund të ketë efekte negative.

Për këtë çështje, ndonëse nuk e kundërshtojnë, ngriten disa çështje nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Këta thonë që në këtë vendim, janë përfshirë vetëm mjekët e licencuar.

Sejdiu thotë që kishin dërguar dy komente në lidhje me këtë çështje.

Pasurinë, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, do të duhet ta deklarojnë edhe profesorët e universiteteve publike.

E profesori universitar Blerim Rexha, e ka mirëpritur një vendim të tillë.
Sipas tij, praktikë të ngjashme kanë edhe vendet e tjera dhe kjo ndikon në transparencën e zyrtarëve publikë.

Pos shtimit të mjekëve dhe profesorëve universitarë në kategorinë për deklarim të pasurisë, lista, mund të plotësohet edhe me kategori të tjera.

TË FUNDIT

TË FUNDIT