8.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Pse Thaçit i dridhej zëri kur e quajti VV-në ndërmarrje kriminale, e shpjegon doktori kosovar




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë bëri në akuzë të rëndë në drejtim të Vetëvendosjes. Në një lidhje direkte në RTV Dukagjini ai e quajti Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale.

Pas kësaj deklarate reaguan një nga një anëtarët e VV-së, e po ashtu edhe kreu i saj dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili e quajti Thaçin kalama, shkruan Reporteri.

Disa zyrtarë  të VV-së, mes tyre edhe ministrja Albulena Haxhiu tha se presidentit Thaçi i dridhej zëri pasi është në panik për arsye se e din që po bën shkelje kushtetuese.

Ajo këtë e përsëriti edhe sonte në Debat Plus. Po të njëjtën gjë e tha edhe shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Mirëpo doktori kosovar, Hajdin Thaçi u inkuadrua direkt në emision duke thënë se Thaçit i dridhej zëri për shkak se  kishte probleme me kolikat renale, dhimbje e intensitetit të lartë për shkak të gurëve në veshka. /Reporteri



TË FUNDIT

TË FUNDIT